Agim Çeku dhe Daut Haradinaj – Dy figura me peshë në listën e AAK-së për deputetë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, duke sjellë në radhët e saj dy emra të njohur të luftës dhe politikës kosovare: Agim Çeku numri 10 në listë dhe Daut Haradinaj më numër 50

Agim Çeku – Rikthimi i ish-kryeministrit dhe Gjeneralit të luftës

Agim Çeku, ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-kryeministër i Kosovës është rikthyer në AAK dhe garon si kandidat për deputet. Ai konsiderohet një figurë simbolike e luftës çlirimtare dhe e periudhës së pasluftës, me përvojë të gjerë në siguri dhe qeverisje. 

Ramush Haradinaj e kishte prezantuar Çekun si një aleat të vjetër me të cilin “kanë triumfuar edhe në kohët më të vështira”. Çeku vetë ka theksuar rolin historik të Haradinajt në themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe lidhjet e tij me partnerët ndërkombëtarë. Numri 10 në listë i jep atij një pozicion të favorshëm për të siguruar një mandat. 

Daut Haradinaj – Zëri i luftëtarëve dhe i besnikërisë ndaj Kosovës

Daut Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së nga zona e Dukagjinit, është një figurë e njohur në politikën kosovare. Prezenca e tij në listë është numëri 50 dhe pasqyron besimin e partisë tek figurat me rrënjë të thella në luftën çlirimtare.

Daut Haradinaj ka lavdëruar publikisht Agim Çekun, duke thënë se “ai e ka dhënë një pjesë tq familjës për Kosovën”.

Çfarë sjellin të dy së bashku për AAK-në?
Me Agim Çekun dhe Daut Haradinajn, AAK-ja synon të forcojë imazhin si parti e luftës çlirimtare, por edhe e përvojës shtetërore. Çeku sjell peshë politike dhe ndërkombëtare, ndërsa Daut Haradinaj sjell energji, lidhje me bazën dhe besnikëri të fortë ndaj vizionit të Ramush Haradinajt dhe besnikrin ndaj Kosovës

Lista e AAK-së hyn në zgjedhje për të qenë një faktor vendimtar në qeverisjen e ardhshme.

A do të jenë këta dy emra ndër ata që do të hyjnë në Kuvend? Varet nga vota e qytetarëve më 7 qetshor, por pozicionet e tyre në listë dhe profili i lartë i japin AAK-së një plus të dukshëm në fushatë/Gazzetta Journal/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *