Në një reagim të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Samy Dubai ka folur hapur për akuzat, fjalët dhe intrigat që sipas tij janë përhapur ndaj emrit të tij. Përmes një mesazhi të drejtpërdrejtë dhe emocional, ai ka theksuar se nuk merr pjesë në “gofundme” apo forma të tjera financimi publik, duke deklaruar se çdo rast e menaxhon vetë dhe me përgjegjësi personale.
“Kur e marr një rast, e verifikoj vet dhe e mbyll vet”, shprehet ai në reagimin e tij, duke shtuar se gjithçka që ka bërë deri më sot është realizuar me forcat dhe buxhetin e tij personal.
Në mesazhin e publikuar, Samy Dubai ka bërë thirrje që të ndalen intrigat dhe “fjalët e kota”, ndërsa ka paralajmëruar se sipas tij, çdo padrejtësi një ditë kthehet.
Reagimi i tij ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar dhe kanë shprehur mbështetje për transparencën dhe mënyrën e tij të të vepruarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *