TETOVË • LAJMET E FUNDIT27.10.2026
Lajme • Aktualitet • Sport • Tetovë • Botë
MBËSHTET TETOVACITY

Ndihmo TetovaCity ❤️

Një donacion i vogël na ndihmon të vazhdojmë me lajmet dhe përmbajtjen.

Aktualitet

Samy Dubai reagon kundër dhunës ndaj grave dhe Femrave “Të mos heshtim, të qëndrojmë bashkë!”

27.10.2026 18:11

Samy Dubai reagon kundër dhunës ndaj grave dhe Femrave “Të mos heshtim, të qëndrojmë bashkë!”

Biznesmeni shqiptar përcjell një mesazh ndërgjegjësimi kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Pas rastit të fundit që ka tronditur opinionin publik në Kosovë, biznesmeni shqiptar Samy Dubai përcjell një mesazh sensibilizues kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, duke theksuar rëndësinë e respektit, sigurisë dhe dinjitetit njerëzor.

Përmes një mesazhi ndërgjegjësimi, Samy Dubai bën thirrje që shoqëria të mos qëndrojë indiferente përballë dhunës, por të bashkohet në mbështetje të grave dhe vajzave që përballen me kërcënime apo keqtrajtim.

“Dhuna ndaj grave nuk ka arsyetim. Respekti, siguria dhe dinjiteti janë të drejta të çdo gruaje. Të mos heshtim, të qëndrojmë bashkë!” – ky është mesazhi që përcjell fushata e tij sensibilizuese.

Dhuna ndaj grave nuk është vetëm çështje familjare, por një problem serioz shoqëror që kërkon përgjegjësi dhe reagim nga të gjithë. Institucionet, qytetarët dhe komuniteti duhet të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi ku çdo grua ndihet e sigurt, e respektuar dhe e mbrojtur.

Samy Dubai, përmes këtij mesazhi, synon të rikujtojë se respekti dhe siguria duhet të jenë të panegociueshme dhe se asnjë formë dhune nuk duhet të tolerohet.

Mesazhi përfundimtar është i qartë: Jo dhunës ndaj grave! Po respektit, barazisë dhe sigurisë për çdo grua dhe vajzë!

\n