Samy Dubai premton 500 ulëse nevoje dhe 100 karroca për personat me aftësi të kufizuar

Biznesmeni i njohur Samy Dubai ka rikthyer vëmendjen e publikut me një tjetër veprim humanitar, duke premtuar ndihmë konkrete për personat me aftësi të kufizuar.
Vetëm para disa ditësh, Samy Dubai dhuroi 100 karroca për persona me aftësi të kufizuar, një veprim që u vlerësua dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.
Ndërkohë, sot gjatë një transmetimi live në TikTok, ai ka bërë një tjetër premtim të madh. Sipas deklaratës së tij, ai ka premtuar të dhurojë edhe 100 karroca të tjera, si dhe 500 ulëse për nevoja personale, me qëllim që të lehtësojë jetën e përditshme të personave që përballen me vështirësi në lëvizje dhe kujdes personal.
Ky gjest humanitar synon të ndihmojë qytetarët në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, duke ofruar mjete të domosdoshme për një jetë më dinjitoze dhe më të lehtë.
Ky veprim është pritur pozitivisht nga publiku, ku shumë qytetarë e kanë përgëzuar iniciativën dhe kanë shprehur shpresën që premtimi të realizohet sa më shpejt.

