Bilall Kasami prezanton Albi Qamilin si bartës liste në Tetovë: Rinia është garancia e ndryshimit!

0
screenshot_20250913_212726_facebook6468479355938877424

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka prezantuar sot bartësin e listës së koalicionit VLEN në Tetovë – Albi Qamilin.

Kasami theksoi se edhe pse në moshë të re, Qamili është aktivist i palodhur, i diplomuar në Shkenca Politike dhe aktualisht ndjek studimet pasdiplomike në të Drejtën Kushtetuese.

“Energjia, vizioni dhe vendosmëria e Albit përfaqësojnë më së miri gjeneratën e re, e cila kërkon të sjellë ndryshime të prekshme në jetën publike,” u shpreh Kasami.

Sipas tij, Albi mishëron guximin për të menduar ndryshe, gatishmërinë për të vepruar dhe idealizmin për zhvillimin e Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *