Shkëndija drejt Bullgarisë, 90 minuta e ndajnë nga garat në grupe në Ligën Evropa

0
screenshot_20250826_133532_facebook7488608469303968004

Shkëndija drejt Bullgarisë, 90 minuta e ndajnë nga garat në grupe në Ligën Evropa

Ekspedita e Shkëndijës, lojtarët dhe stafi i trajnerëve, me autobusin e klubit, u nisën për në Razgrad, ndërsa Sofja do të jetë si një ndalesë.

Sonte, ekspedita e kampionit të Maqedonisë në futboll, do të kalojë natën në kryeqytetin e Bullgarisë, në mënyrë që nesër të udhëtojë për në Razgrad, ku do të zhvillojë një seancë stërvitore zyrtare në stadiumin e Ludogoretcit gjatë ditës së mërkurë.

Është e qartë se nëse Shkëndija eliminon kampionin bullgar, do të luajë në fazën e Ligës Evropa dhe e kundërta, nëse eliminohet ka të sigurt garat në grupe në Ligën e Konferencës.

Kujtojmë se të enjten në orën 19:30 në stadiumin e Razgradit, kampioni i Maqedonisë, Shkëndija, do të luajë kundër Ludogorecit, në ndeshjen e dytë të play-off-it të Ligës së Evropës. Sfida e parë në Shkup u mbyll me fitore 2-1 për kuqezinjët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *