Përfundon vera meteorologjike, nuk priten më temperatura deri në 40 gradë
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 75?

Përfundon vera meteorologjike dhe nuk priten më temperatura deri në 40 gradë. Sipas sinoptikanëve, moti do të jetë më i paqëndrueshëm dhe temperaturat do të bien. Deri në fundjavë priten reshje shiu, ndërsa të enjten dhe të premten do të jetë edhe me erë të fortë. Siç theksoi sinoptikania kujdestare, Julijana Finadoska Mishkoska, rënia e temperaturave do të vërehet gjatë fundjavës, kur temperaturat ditore do të jenë mesatarisht nga 27 deri në 33 gradë. Ajo shtoi se temperaturat më të larta këtë javë do të regjistrohen të premten në Shtip, deri në 36 gradë.
“Që nga nesër do të kemi mot kryesisht stabil. Në rajonet juglindore do të ketë paraqitje të izoluara të paqëndrueshmërisë me shi të shkurtër dhe bubullima. Deri të premten do të kemi rritje të temperaturave ditore, veçanërisht të enjten dhe të premten, kur ato do të arrijnë nga 30 deri në 38 gradë. Do të jetë mjaft me erë, sidomos të enjten dhe të premten. Në ditët e fundjavës pritet përsëri periudhë e ndryshueshme, me diell dhe vranësira, me mundësi për shi dhe bubullima, ndërsa njëkohësisht do të ketë rënie të temperaturave ditore, të cilat do të jenë nga 27 deri në 33 gradë,” tha Fidanoska-Mishkoska.
Moti stabil pritet nga java e ardhshme, theksoi Fidanoska-Mishkoska, duke shtuar se në Shtip temperatura ditore do të arrijë deri në maksimum 34 gradë.
Ndërkohë, siç shtojnë meteorologët, me këto temperatura të paqëndrueshme përfundon vala e të nxehtit ekstrem. Deri në fund të gushtit moti do të mbetet i ndryshueshëm, ndërsa gjatë muajit shtator priten temperatura identike, të cilat nuk do ta kalojnë mesataren.

