Voton Bajram Rexhepi: Uroj që kjo ditë të jetë një festë e vërtetë e demokracisë dhe e vullnetit të lirë

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, sot ka realizuar të drejtën e tij të votës.
Në një postim publik, Rexhepi uroi që kjo ditë të jetë një festë e vërtetë e demokracisë dhe e vullnetit të lirë të qytetarëve.
“Sot realizova të drejtën time të votës. Uroj që kjo ditë të jetë një festë e vërtetë e demokracisë dhe e vullnetit të lirë. Sot votojmë për një Tetovë me dinjitet, shpresë dhe një të ardhme më të ndritur për çdo tetovar pa përjashtim!”, deklaroi Rexhepi.

