Tragjedi në Veles: Një person vret të dashurën dhe babanë e saj, pastaj vetëvritet

Drama e përgjakshme ndodhi pasdite në Veles, kur një djalë shkoi në shtëpinë e familjes së të dashurës së tij dhe fillimisht e goditi me thikë atë në disa pjesë të trupit, pastaj edhe babanë e saj. Më pas, djali i dha fund jetës së tij, raporton Duma.mk.
Dy persona, një grua dhe një burrë, u dërguan në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm të Velesit pas orës 16:00. Fillimisht, mjekët specialistë të kirurgjisë morën pacienten femër, e cila kishte plagë të shumta nga thika, dhe përpjekjet për ta reanimuar nuk kishin sukses. Më pas u pranua edhe djali, për të cilin nuk mund të jepet ndihmë mjekësore pasi nuk tregonte shenja jete. Mjekët konstatuan vdekjen e të dyve.
Zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska, njoftoi se së shpejti do të jepet informacion zyrtar për ngjarjen. Sipas burimeve jozyrtare, viktima disa herë kishte denoncuar vrasësin në polici për kërcënime ndaj jetës së saj dhe të babait të saj, dhe më parë kishte pasur edhe një incident me djegien e makinës së viktimës.

