Tjetër tragjedi, ish-futbollisti i Arsenalit vdes në moshën 21 vjeçare

Një tjetër tragjedi ka goditur sportin e futbollit.
Ish-futtbollisti i Arsenalit, Billy Vigar ka vdekur në moshën 21-vjeçare, shkruan IndeksOnline.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar klubi anglez, Chichester City, ku Vigar luante aktualisht.
Sipas raportimeve në mediat angleze, Billy Vigar ka pësuar një aksident javën e kaluar ku ka pasur dëmtime të rënda në tru dhe ishte në koma për disa ditë.
”Pasi pësoi një dëmtim të rëndë në tru të shtunën e kaluar, Billy Vigar u vu në komë të induktuar. Të martën ai kishte nevojë për një operacion për të rritur çdo shans për shërim. Edhe pse kjo ndihmoi, dëmtimi rezultoi shumë i rëndë për të dhe ai ndërroi jetë të enjten (25) në mëngjes.”, thuhet në njoftimin e klubit.
- SAMY DUBAI – Nga fronti i luftës te ndihma për familjet në nevojë – rrugëtimi i një figure që la gjurmë
- Grr Grr Live – Platforma e re globale për Live Streaming që fuqizon krijuesit
- Përplasje fizike live në Opinion, Buzhala godet Albatros Rexhajn
- Krim i rëndë në familje, 35 vjeçari merr leje nga burgu dhe vret nënën, vajzën dhe ish gruan. Më pas I jep fund jetës
- Tërmet i fortë trondit Tetovën sonte – epiqendra në afërsi të qytetit

