Një mësuese nuk e pëlqente fare një nxënësin e saj. Derisa mësoi sekretin e tij tragjik.

0
fb_img_17578413963201185696151134368566

NGJARJE E VËRTETË!     (3 minuta lexim)
Një mësuese nuk e pëlqente fare një nxënësin e saj. Derisa mësoi sekretin e tij tragjik.

⚫️


Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ajo qëndroi përpara nxënësve të klasës së pestë, u prezantua dhe më pas u tha një gënjeshtër të madhe. Ashtu si shumica e mësuesve, i shikoi në sy dhe u tha se do t’i donte dhe do t’i kujdesej për të gjithë njësoj.

⚫️


Por kjo ishte e pamundur, sepse në rreshtin e parë ishte ulur një djalë i vogël, Teddy Stallard.

⚫️


Zonja Thompson e kishte vënë re Tedyn që një vit më parë dhe nuk e pëlqente aspak. Ai nuk luante me fëmijët e tjerë, nuk merrte pjesë në mësime, rrobat i kishte gjithmonë të pista dhe padyshim nuk bënte dush aq shpesh sa duhej.
Tedy ishte një fëmijë që e bezdiste sa herë që e shihte.

⚫️



Në shkollën ku jepte mësim zonja Thompson, ajo ishte e detyruar të kontrollonte të kaluarën e çdo nxënësi. Edhe të Tedy-t. Dhe kur hapi dosjen e tij, e priste një surprizë e madhe.

⚫️


Mësuesi i klasës së parë kishte shkruar për të:
“Tedy është një fëmijë i mrekullueshëm, plot buzëqeshje. Është i organizuar, i zellshëm dhe i sjellshëm. Është frymëzim për fëmijët që e rrethojnë.”

Mësuesja e klasës së dytë shkruante:
“Është nxënës i shkëlqyer, shokët e pëlqejnë shumë, por ai duket i brengosur pasi nëna e tij vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe jeta në shtëpi duhet të jetë shumë e vështirë.”

⚫️


Mësuesja e klasës së tretë shkruante:
“Vdekja e nënës e ka goditur rëndë. Mundohet të bëjë më të mirën, por babai nuk i kushton kujdes. Gjendja e keqe në shtëpi do ta dëmtojë shpejt nëse nuk ndryshon diçka.”

Mësuesi i klasës së katërt shkruante:
“Tedy është dorëzuar, nuk ka më interes për shkollën. Nuk ka shumë shokë dhe shpesh fle në orën e mësimit.”

Zonja Thompson e kuptoi problemin dhe ndjeu turp për veten. U ndje edhe më keq, kur të gjithë nxënësit i sollën dhurata Krishtlindjeje, të mbështjella me letra të bukura dhe fjongo, përveç Tedy-t. Dhurata e tij ishte mbështjellë keq në një letër të pistë, ngjyrë kafe, që dikur ishte qese dyqani.

Kur e hapi, gjeti një byzylyk të bërë me litar dhe gurë të vegjël, si edhe një shishe parfum gjysmë bosh. Fëmijët qeshën, por ajo i ndali menjëherë duke thënë me zë të lartë sa shumë i pëlqente dhurata. Vuri byzylykun dhe hodhi pak parfum në dorë.

Tedy u largua i fundit atë ditë. Teksa doli nga dera, i tha me zë të trishtuar:
“Sot, zonjë, kundërmoni si mami im!”

Zonjës Thompson iu mbushën sytë me lot. Që prej asaj kohe, ajo nuk i mësonte më fëmijët vetëm lexim, shkrim e aritmetikë – por nisi vërtet t’i edukonte.

E donte çdo fëmijë, por kujdesej veçanërisht për Tedy-n. Sa herë e ndihmonte në mësime, ai dukej sikur gjallërohej. Sa më shumë e inkurajonte, aq më shpejt ai përgjigjej. Në fund të vitit, Tedy u bë një nga fëmijët më të zgjuar të klasës dhe, ndonëse ajo kishte thënë një gënjeshtër se do t’i donte të gjithë njësoj, Tedy ishte bërë i preferuari i saj.

Vitin tjetër, zonja Thompson nuk e kishte më në klasë, por e shihte vetëm në pushime. Një ditë gjeti një shënim nën derën e shtëpisë, ku Tedy i shkruante:
“Jeni ende mësuesja më e mirë që kam pasur ndonjëherë.”

Gjashtë vjet më pas, ajo mori një letër tjetër:
“Kam përfunduar gjimnazin i treti për nga notat. Ju jeni ende mësuesja më e mirë që kam pasur ndonjëherë.”

Katër vjet më pas, një tjetër letër:
“Universiteti është i vështirë, por së shpejti do ta përfundoj me sukses. Ju jeni ende më e mira dhe më e dashura mësuese.”

Pas katër vitesh të tjera, një tjetër letër:
“Pasi mora diplomën, vendosa të vazhdoj studimet. Ju mbeteni mësuesja ime më e mirë.”
Por këtë herë firmoste ndryshe: Dr. Theodore F. Stallard.

Historia nuk mbaroi aty. Një pranverë tjetër, zonja Thompson mori një letër nga Tedy:
“Kam gjetur një vajzë dhe do të martohem. Babai im ka vdekur disa vite më parë. Do të doja që ju të uleshit në vendin ku do të rrinte nëna e dhëndrit.”

Ajo shkoi në dasmë, duke mbajtur në dorë byzylykun prej gurësh dhe duke përdorur atë parfum që i kujtonte Tedy-t nënën e tij.

Kur Dr. Stallard e përqafoi, i pëshpëriti:
“Faleminderit, zonja Thompson, që besuat tek unë. Faleminderit që më bëtë të ndihem i rëndësishëm dhe më treguat se mund të bëj ndryshimin.”

Me lot në sy, mësuesja iu përgjigj:
“Tedy, gabohesh. Ti je ai që më mësove se mund të bëj ndryshimin. Unë nuk dija si të jepja mësim, derisa të njoha ty.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *