NGA TË GJITHA INSEKTET VETEM BLETËT NUK SHKOJNË NË XHEHENNEM

0

NGA TË GJITHA INSEKTET VETEM BLETËT NUK SHKOJNË NË XHEHENNEM

Enes ibn Maliku (r.a.) transmeton se Pejgamberi (savs) ka thënë:

“Mizat zakonisht jetojnë dyzet net, dhe të gjitha llojet e mizave do të shkojnë në xhehenem, përveç bletës.” (Transmeton Ebu Ja’la dhe Ibn Kethiri në tefsir)

Në një hadith të ngjashëm thuhet: “Të gjitha mizat do të shkojnë në xhehenem, ku do t’i shqetësojnë banorët e xhehenemit, përveç bletës.” (Transmetojnë: Sujutiu, Tabaraniu në Kebir dhe Evsat, Bezzari, Ukajli, Ibn Adijji dhe Kurtubiu në tefsir)

Pra, nga ky hadithi i dytë kuptohet më mirë arsyeja se pse mizat (mizat, grerëzat, mushkonjat, etj) do të shkojnë në xhehenem; kjo për shkak se atje do t’i shqetësojnë banorët e xhehenemit sikur që i shqetësojnë njerëzit në këtë botë. Ato atje nuk do të jenë për vete dhe për dënim të tyre, por do të jenë për njerëzit të cilët i meritojnë të gjitha llojet e mundimit dhe vuajtjeve, pra edhe që të shqetësohen nga mizat e ndryshme. Në të dy hadithet veçohet bleta, për shkak se Allahu e ka nderuar me karakteristika të veçanta, e ka frymëzuar bletën, siç thuhet në Kur’an, që ta di saktësisht se ku të vendoset dhe si ta ndërtojë shtëpinë e saj, përkatësisht, sesi ta prodhojë lëngun shërues – mjaltin. Sa nder i është dhënë bletës mund të shihet edhe nga fakti se ajo është përmendur në Kur’an, pastaj edhe surja në të cilën përmendet quhet “Bleta”.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: “Dhe, Zoti yt e frymëzoi (e krijoi me një cilësi të mrekullueshme) bletën: “Ndërto, shtëpi në male dhe në drunjë dhe në atë që kanë ngritur njerëzit, – ushqehu me gjithfarë lloje frytesh dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del pije (mjaltë) ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç për njerëzit. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që meditojnë.” (en-Nahl, 68-69)

Ja pra, kjo është bleta për të cilën Kurani flet në këtë mënyrë dhe e cila në hadith është veçuar nga pjesa tjetër e mizave për të cilat thuhet se të gjitha do të shkojnë në xhehenem. Atëherë, çka do të ndodh me bletën? A do të jetë ajo në xhenet, nëse nuk do të jetë në xhehenem? Në këto pyetje nuk ka përgjigje të sakta, por nga cilësitë dhe meritat e saj në këtë botë, bleta me siguri meriton të jetë në xhenet. Allahu i Plotfuqishëm thotë se në xhenet do të ketë lumenj nga mjalti i kulluar, (surja Muhamed, 15) por nuk thuhet nëse atë mjaltë do ta prodhojë bleta siç bën në këtë botë, apo Allahu do t’i krijojë këta lumenj nga mjalti pa rolin e bletës.

„Numri 40 në hadithet e të Dërguarit të Allahut (savs)“,

Mirsad ef. Sediq

Përshtati: Miftar Ajdini

#islampress #miftarajdini #mirsadsedic #bleta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *