Bilall Kasami: E shfrytëzova të drejtën time të votës, Ju ftoj që të marrim pjesë masivisht në këto zgjedhje

0

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për rizgjedhje, Bilall Kasami, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në qytetin e Tetovës.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime dhe të vendosin bashkë për të ardhmen e qytetit.

“Shfrytëzova të drejtën time të votës në këtë ditë të bukur në Tetovë. Ju ftoj që të marrim pjesë masivisht në këto zgjedhje, të vendosim bashkërisht për fatin e qytetit tonë,” – ka deklaruar Kasami.

Zgjedhjet komunale në Tetovë po zhvillohen në një atmosferë të qetë, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve pritet të rritet gjatë orëve të pasdites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *