TETOVË • LAJMET E FUNDIT26.11.2026
Lajme • Aktualitet • Sport • Tetovë • Botë
MBËSHTET TETOVACITY

Ndihmo TetovaCity ❤️

Një donacion i vogël na ndihmon të vazhdojmë me lajmet dhe përmbajtjen.

Lajme

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25.11.2026 18:17

Një valë e ajrit të ftohtë po përfshin Maqedoninë, duke sjellë ulje të temperaturave dhe reshje të dendura në disa pjesë të vendit.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga mbrëmja e sotme deri të dielën pritet mot kryesisht i vranët, me reshje shiu në zonat e ulëta, ndërsa në vendet më të larta shi dhe borë. Në zonat malore pritet vetëm borë, e cila do të krijojë shtresë të re dëbore.

Në disa vende reshjet mund të kalojnë 30 litra për metër katror brenda 24 orëve, ndërsa gjatë gjithë kësaj periudhe lokalisht mund të arrijnë mbi 80 litra.

Edhe Shkupi do të përfshihet nga reshjet e shiut, ndërsa gjatë fundjavës në pjesët më të larta të luginës ato mund të shndërrohen në borë.

Nga fillimi i javës së ardhshme pritet mot pjesërisht i vranët, me intervale me diell dhe mëngjese me temperatura nën zero.

\n